Javën e ardhshme pritet të sillen në RMV trupat e viktimave nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Trupat e 45 të vdekurve në aksidentin tragjik të autobusit nga RMV i cili ndodhi më 23 nëntor në autostradën bullgare “Struma” pritet që gjatë javës së ardhshme të sillen në RMV. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp tha se sot do të kontaktojë me familjarët e viktimave, njofton Portalb.mk.

“Sot do të kontaktojmë me familjet, pasi që dëshiroj të di se cilat janë pritjet e tyre në lidhje me transportimin e trupave dhe procedurat më tej që të mund ta bëjmë këtë plan aksional”, tha Osmani.

Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me MPJ-në e Bullgarisë dhe po bëhen përgatitjen e transportimit të trupave.

“Unë dje kisha një takim të gjatë këtu në Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i caktojmë të gjitha detajet. Kuptohet se punojmë sipas vlerësimeve se kur do të mundet të kryhet procesi i identifikimit. U paralajmërua një javë pas ndodhjes së aksidentit, megjithatë ka projektime të ndryshme”, tha Osmani.

Ndryshe, 2 prej 7 të mbijetuarve të aksidentit dje kanë arritur në Qendrën Urgjente në Shkup dhe më pas kanë kaluar në Klinikën për Kirurgji Plastike.

Më herët, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të mbijetuarit e tjerë priten të mbërrijnë javën e ardhshme.

Prokurori publik Lubomir Joveski njoftoi se materialet për hetimin e aksidentit të autobusit janë dorëzuar te zëvendës prokurori publik i qarkut të Prokurorisë publike të Pernik-ut, Biser Jordanov Mihajllov dhe hetuesiit të Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgarisë, Mlladen Hristov Petrov.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button