Eurodeputeti Kyçyk: Nevojitet shumicë stabile në RMV dhe Bullgari

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk sot nga Shkupi deklaroi se suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses për të gjithë rajonitn dhe sukses për BE-në. Para marrjes së datës për bisedime, sipas tij duhet Qeveri stabile në RMV dhe Bullgari, transmeton Portalb.mk.

Si raportues për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Quçuk tha se punon në mënyrë aktive, si me partitë qeveritare ashtu edhe me opozitën, si dhe se ka takime të shpeshta edhe me përfaqësues nga sektorit civil.

I pyetur për mundësinë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Kyçyk tha se çdo mundësi duhet të shqyrtohet dhe të punohet në të. Ai shtoi se duhet të ketë Qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve.

Megjithatë, ai theksoi se Marrëveshja bazohet në besimin e ndërsjellë dhe mënyra e vetme që të korrigjohet besimi dhe të kthehet në tryezën e negociatave dhe prandaj u bëri thirrje të gjitha palëve të shqetësuara për anëtarësimin euroatlantik të tërë rajonit ta bëjnë këtë.

“ Nacionalizmi nuk është argument, ai nuk mund të jetë forca lëvizëse në shekullin 21. Mbrojtja dhe respektimi i vetëm i të drejtave të njeriut, duke i përfshirë të drejtat e pakicave dhe pjesëmarrjen e të gjithëve në një proces të barabartë dhe të barabartë demokratik mund të garantojë shkallë më të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.” tha Kyçyk.

Ndryshe sot, eurodeputeti Kyçyk sot së bashku me zëvendëskryeministrin Grubi, ministrin Bekteshi dhe kryetarin e Çairit- Ganiun, ishin për vizitë në shkollën fillore “Ismail Qemali”.

“Një moment shumë i rëndë jo vetëm për ne por për të dy vendet. Shprehëm ngushëllime tona për prindërit dhe gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre. Sot bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi takuam udhëheqësinë e shkollës ku mësonin disa nga nxënësit që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.” tha Kyçyk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button