Kovaçevski do të kandidojë për kryetar të LSDM-së

Procedura për organizimin e zgjedhjeve brendapartiake në LSDM fillon sot dhe do të zgjasë një javë, periudhë në të cilën do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet e parapara me Statutin e partisë, transmeton Portalb.mk.

Zëvendësministri aktual i Financave dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, shpalli kandidaturën për kryetar të ri të LSDM-së. Në një prononcim për “Fokus”, Kovaçevski tha se brenda shtatë ditësh do të përgatisë program dhe do të paraqesë kandidaturën në parti.

“LSDM është parti me potencialin më të madh kadrovik dhe ka një numër të madh të anëtarëve të shquar që do të ishin kandidatë të shkëlqyer. Procedura është demokratike dhe kushdo që plotëson kushtet mund të kandidojë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të gjithë të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”. tha Kovaçevski në një prononcim për “Fokus“.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të dyta brendapartiake më 12 dhjetor për lider të ri të LSDM-së, erdhi nga Bordi Qendror i kësaj partie mbrëmë, pas dorëheqjes së konfirmuar të Zoran Zaevit nga pozita udhëheqëse.

Menjëherë për këtë reaguan edhe nga VMRODPMNE, nga atje thanë se Dimitar Kovaçevski është pengu i Zaevit dhe nuk është kuadër i ri.

“Ai është njeriu që duhet të vazhdojë me politikat katastrofike dhe kriminale të LSDM-së.” thanë nga VMRO.

Parta opozitare VMRO-DPMNE-ja për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së thanë se nuk do të zgjedhin lider të ri, por vazhdimin e zaevizmit. Nga atje thanë se nuk mjafton që Zaevi të mos jetë Kryeministër dhe lideri i LSDM-së, por se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri e re, që sic thonë, gjërat të ndryshojnë në mënyrë thelbësore.

Alternativa pas mbledhjes së mbrëmshme prej disa orësh tha se Kryesia Qendrore e Partisë  ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të negociojë me kryeministrin Zoran Zaev ose eventualisht me mandatarin e ri për përfshirjen e tyre eventuale në Qeveri.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button