RMV, arritën dy nga të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari

Alsat raporton se dy te mbijetuarit e tragjedisë se 23 nëntorit do te pranohen ne Qendrën Urgjente ne Shkup, për te kaluar n Kliniken për Kirurgji Plastike. 

“Këtu jam për mbesën time, e cila ka 16 vjet, ka një operacion plastik në dorën e djathtë. Ka disa djegie në dorën e majtë., dhe disa djegie në fytyrë. Pak është në shok, por kjo është. Jemi dhe ne në shok, por kjo është kjo. Jeta vazhdon më tej, duhet të jetojmë.” tha Rexhail Kamberi, familjar.

Më herët, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të mbijetuarit e tjerë priten të mbërrijnë javën e ardhshme.

Ndryshe, sot  prokurori publik Lubomir Joveski njoftoi se materialet për hetimin e aksidentit të autobusit janë dorëzuar te zëvendës prokurori publik i qarkut të Prokurorisë publike të Pernik-ut, Biser Jordanov Mihajllov dhe hetuesiit të Shërbimit hetimor kombëtar të Bullgarisë Mlladen Hristov Petrov.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button