fbpx

Kosovë, gjendja e pacientit të plagosur është stabile

I plagosuri  nga sulmi i mbrëmshëm në Deçan të Kosovës është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërsa, mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, transmeton RTV 21.

Zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti ka konfirmuar se gjendja e të plagosurit është e mirë.

Po ashtu kryeinfermierja, Hidajete Krasniqi  tha se operimi është kryer me sukses mbrëmë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Gjendja e pacientit është stabile, pas operimit që është kry në orët e vona të mbrëmjes. Iu është hequr pjesa e mbetur plumbi, operimi është kryer me sukses dhe pacienti është në gjendje të mirë.” tha Krasniqi.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore. Nuk dihet ende se cilët kanë qenë atentatorët dhe shkaku i qëllimit me armë drejt autobusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button