Filipçe: Presim arritjen e dy të mbijetuarve nga aksidenti tragjik

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një konference për shtyp njoftoi se janë gati për të pritur dy të mbijetuarit e parë  nga aksidenti tragjik në Bullgari, të cilët pritet të mbërijnë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Presim që të arrijnë nga Bullgaria dy nga gjithsejtë 7 pacientët që ishin të shtruar në spitalin “Pirogov”. Unë sot në mëngjes kam biseduar me drejtorin e spitalit, ata po lirohen në gjendje stabile. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 17 vjeçe dhe një më i moshuar. Ata do të vendosen këtu në klinikë, për këtë janë siguruar dhe vendet. Fillimisht do të hospitalizohen, pas çka do të bëjmë vlerësim dhe do të shqyrtojmë mundësin e krimit shtëpiak. Kanë arritur kolegët e psikiatrisë, për t’ju ofruar edhe mbështetje psikiatrike, që është shumë e rëndësishme në këtë moment. Kështu që jemi plotësisht të përgatitur që ti pranojmë pacientët dhe këtu të kujdesemi për shëndetin e tyre.” tha Filipçe.

Ndryshe, sot  prokurori publik Lubomir Joveski njoftoi se materialet për hetimin e aksidentit të autobusit janë dorëzuar te zëvendës prokurori publik i qarkut të Prokurorisë publike të Pernik-ut, Biser Jordanov Mihajllov dhe hetuesiit të Shërbimit hetimor kombëtar të Bullgarisë Mlladen Hristov Petrov.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button