Prokuroria Publike e RMV-së i dorëzoi materialet për hetimin e aksidentit të autobusit

Sot përmes një konference për shtyp, prokurori publik Lubomir Joveski njoftoi se materialet për hetimin e aksidentit të autobusit janë dorëzuar te zëvendës prokurori publik i qarkut të Prokurorisë publike të Pernik-ut, Biser Jordanov Mihajllov dhe hetuesiit të Shërbimit hetimor kombëtar të Bullgarisë Mlladen Hristov Petrov, transmeton Portalb.mk.

“Sot ua dorëzuam ADN profilet prokurorëve bullgar, procesverbalet nga 8 dëshmitarët, dokumentet e plota të Besa Trans dhe dokumentacionin e plotë që posedon MPB-ja, kjo është në përputhje me standardet ndërkombëtare, sepse aksidenti ka ndodhur në Bullgari dhe hetimin e kryejnë organet e hetuesisë bullgare.” tha Lubomir Joveski.

Prokurori bullgar u shpreh sepërmes bashkëpunimit me prokurorët nga RMV-ja  shpreson në zbardhjen sa më të shpejt të rastit, identifikimin e viktimave dhe të mundësojmë kthimin e tyre në vend, dhe familjarët të mund të kryejnë ceremoninë mortore.

Joveski njoftoi se nesër dy përfaqësues tonë nga mjekësia ligjore do të udhëtojnë për në Bullgari, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave dhe dorëzimi i tyre tek familjet.

“Nga nesër dy ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore do të udhëtojnë për në Sofje në mënyrë që të përshpejtohet procedura e identifikimit të viktimave dhe dorëzimi i tyre tek familjet.” tha Lubomir Joveski.

Prokurorët bullgar njoftuan se përfaqësuesi i “Besa Transit” është i kapshëm për organet e hetuesisë dhe se me atë në orët e hershme është zhvilluar një bisedë.

“Përfaqësuesi i kompanisë është i kapshëm, me atë po punohet në mënyrë intensive në territorin e RMVV-së dhe ai është i kapshëm për organet e hetuesisë.” thanë prokurorët.

Joveski gjithashtu njoftoi se prokuroria ka mare në pyetje 8 persona. Gjithashtu në ditët në vijim do të merren në pyetje edhe persona të tjerë. Ai nuk dha detaje tjer duke u arsyetuar se mos dëmtohet procesi i hetimit.

“Organeve kompetente do tu japim 8 procesverbale nga personat e marrë në pyetje të cilët do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimet vazhdojnë dhe ne në ditët në vijim do të marrim në pyetje edhe shumë persona të tjerë dhe procesverbalet do tua dërgojmë kolegëve bullgar. Por duke pas parasysh që të mos dëmtojmë procesin hetimor, ne nuk mund të japim informata më shumë se cilat persona i kemi marrë në pyetje dhe cilët do t’i marrim në ditët në vijim.” tha Joveski.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button