RMV, 38% e popullsisë është e vaksinuar me dy doza

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4,434 doza vaksinash, nga të cilat 1,268 janë aplikuar si dozë e parë, 1,021 si dozë e dytë dhe 2,145 qytetarëmorrën dozën e tretë të vaksinës, transmeton Portalb.mk.

Deri më 26 nëntor gjithsej 828,770 qytetarë kanë marrë dozën e parë, me dy doza janë vaksinuar 794,666 qytetarë dhe dozën e tretë e kanë marrë 70,937 qytetarë.

57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar me dy doza dhe 33% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Me një dozë vaksine është vaksinuar 58% e popullsisë së rritur dhe me dy doza janë vaksinuar 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 38% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button