Kovidi nuk është mashtrim, por një sëmundje të cilën e shkakton koronavirusi

Raste të konfirmuara të Kovid-19 ka në të gjithë botën, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ekzistojnë dëshmi të pacientëve të cilët e kanë kaluar Kovidin, dëshmi të familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e Kovidit. Po bëhen përpjekje globale për përballje me pandeminë dhe me Kovid-19 duke zbatuar një mënyrë të re jetese, me maska, distancë, dezinfektim, certifikata vaksinimi, testime, sepse Kovidi është një sëmundje specifike dhe ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe me koronavirus të konfirmuar dhe të izoluar. Kështu që, ky postim nuk është i vërtetë. Kovidi nuk është një mashtrim, por një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Dhe pavarësisht thirrjes në postim për të refuzuar vaksinat, dihet tashmë që ato e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja dhe komplikimet e rënda si pasojë e Kovid-19, shkruan Vërtetëmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin vihet në pikëpyetje ekzistenca dhe besueshmëria e sëmundjes Kovid-19 e shkaktuar nga koronavirusi SARS-CoV-2. Në postim pa asnjë argument thuhet:

Kovidi është mashtrim, mos u vaksinoni.

Edhe pse narrativi se Kovidi nuk ekziston, se është mashtrim dhe thirrja për të refuzuar vaksinat, testet PCR dhe respektimin e përgjithshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusi nuk është e diçka e re, rreziku po rritet sepse këto mesazhe të rreme po shpërndahen gjatë periudhës së fushatës për vaksinim, që ka rol qenësor në zvogëlimin e rrezikut nga format e rënda të Kovid-19.

Kovidi nuk është një mashtrim, por sëmundje që realisht ekziston, e të cilën e shkakton koronavirusi i cili u izolua në laborator, me çka dëshmohet ekzistenca e tij. Virusi u identifikua nga autoritetet kineze në 7 janar të vitit 2020, pas çka u izolua edhe materiali i tij gjenetik. Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se virusi u izolua më 7 janar të vitit 2020 edhe në këtë kumtesë. Ky izolim i koronavirusit përmban udhëzime për prodhimin e proteinave virale që janë bazë për vaksinat Pfizer dhe Moderna. 
Statistikat
  e fundit të Institutit të shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut tregojnë se deri më tani në vendin tonë janë kryer gjithsej 1.446.403 testime, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 212.220, numri i pacientëve të shëruar 196.249 ndërsa numri i të vdekurve  7.436. Për momentin numri i rasteve aktive është 8.535(20.11.2021). këto numra nuk janë vetëm statistika, por njerëz të vërtetë. Nuk është e mundur të manipulohet me një numër kaq të madh të të infektuarve nëse nuk ekziston Kovidi. Mënyra specifike me të cilën zbulohet Kovidi është testi PCR.

Testi PCR zbulon koronavirusin sipas gjeneve specifike vetëm për Sars Cov 2 – N dhe E të cilat gjenden vetëm te koronavirusi dhe në asnjë virus tjetër. Ngatërresa nuk mund të ketë. Nëse bëhet testi PCR, atëherë detektohet vetëm koronavirusi dhe asnjë virus tjetër.

Në uebfaqen speciale të Qeverisë dedikuar koronavirusit shktruan se:

Kovid-19 është një sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2, një virus i familjes së koronavirusëve, i zbuluar fillimisht në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi shkakton sëmundje respiratore akute virale. Kovid-19 përhapet kryesisht nëpërmjet pikave të pështymës ose sekrecioneve nga hunda e një personi të infektuar kur ai teshtin ose kollitet.

Коronavirusët janë një familje e madhe virusesh që dihet se shkaktojnë sëmundje si nga ftohja e zakonshme e deri te sëmundjet më serioze si Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme (BIRS) dhe Sindroma Respiratore Akute (SARS).

Është krejtësisht e palogjikshme të pretendohet se “Kovidi është një mashtrim” në një situatë ku në shumë vende ka gjithnjë e më shumë të infektuar, sidomos me llojin e ri Delta, kur në asnjë vend popullsia nuk është plotësisht e vaksinuar dhe kur në disa vende të varfra ka vetëm një përqindje shumë të vogël të të vaksinuarve. Si rezultat i kësaj, numri i të infektuarve si dhe i vdekjeve si pasojë e virusit po rritet çdo ditë e më shumë.

Kjo u bë problem për teoricienët e konspiracionit që e përhapin këtë tezë jomjekësore dhe joshkencore me të cilën mundohen të vënë në dyshim ekzistencën e koronavirusit, pasi në shumë familje në vend ka pasur raste të infektimit. Gjithnjë e më shumë në publik dalin familje të të ndjerëve të cilët dëshmojnë se të afërmit e tyre kanë vdekur si pasojë e Kovidit, dhe dëshmi të tilla nuk mund të përgënjeshtrohen. Sidomos sepse ekziston një histori mjekësore e shtrimit në spital të pacientëve dhe parametra që flasin për një pasqyrë klinike të Kovidit, jo karakteristike për sëmundje të tjera.
Profesionistët mjekësorë
 flasin për simptomat, pasqyrën klinike dhe mënyrën në të cilën manifestohet sëmundja. Ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë në punën e përditshme përballen me pacientë të cilët i trajtojnë nga Kovidi dhe janë shumë të vetëdijshëm se sëmundja ekziston.

Në mars të vitit të kaluar OBSH shpalli pandemi të Kovid-19, në atë kohë kishte 118.000 të infektuar në 114 shtete, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 4.291.

Virusi ndryshon dhe aktualisht në vendet e botës dominon lloji Delta, i cili është i pranishëm edhe në vendin tonë. Ky lloj solli valën e katërt të pandemisë në Maqedoni gjatë së cilës u regjistruan shifra të reja të të infektuarve dhe të vdekurve. Të rinjtë po preken gjithnjë e më shumë nga virusi, prandaj Мinistria e shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim sa më masovik të qytetarëve.

Të gjitha simptomat e Kovid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi Sars CoV 2 mund t’i shihni në këtë link. Gjithashtu vlen të theksohet se pas shërimit nga koronavirusi dhe rezultatit negativ të testit PCR, ekziston mundësia e një gjendjeje të njohur si Kovid i zgjatur, i cili trajtohet në Klinikën e pulmologjisë në Shkup. Më shumë informacion mbi gjendjen e quajtur Kovid i zgjatur, “Vërtetmatësi” ka publikuar në këtë link.

Duke marrë parasysh që raste të konfirmuara të Kovid-19 ka në të gjithë botën, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ekzistojnë dëshmi të pacientëve të cilët e kanë kaluar Kovidin, dëshmi të familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e Kovidit. Po bëhen përpjekje globale për përballje me pandeminë dhe me Kovid-19 duke zbatuar një mënyrë të re jetese, me maska, distancë, dezinfektim, certifikata vaksinimi, testime, sepse Kovidi është një sëmundje specifike dhe ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe me koronavirus të konfirmuar dhe të izoluar, vlerësojmë që ky postim nuk është i vërtetë. Kovidi nuk është një mashtrim, por një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Dhe pavarësisht thirrjes në postim për të refuzuar vaksinat, sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut vaksinat e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja dhe komplikimet e rënda si pasojë e Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button