LSDM pranoi dorëheqjen e Zaevit, me 12 dhjetor mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pas mbledhjes së sotme të Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore pranuan dorëheqjen e liderit të kësaj partie Zoran Zaev. LSDM-ja do të mbajë zgjedhjet brenda partisë për kryetarin e ri me 12 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhjet do të mbahen me 12 dhjetor, dita e diel. Procesi për kandidim nis nesër dhe do të zgjas 7 ditë. Ndërsa të drejtë për kandidaturë kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteriumet sipas statutit të partisë. Të drejtë për të votuar do të kenë të gjithë anëtarët e LSMD-së ql në mënyrë aktive do të regjistrohen përmes online aplikacionit.”, tha Bogdanka  Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

Kuzeska nuk tregoi qartë nëse Zaev në në mbledhje e promovoi Dimitar Kovaçevskin për pasardhës të tij.

“Bëhet fjalë për koment për cilësitë e një njeriu. Partia kryetarin e do ta zgjedhë në zgjedhje të brendshme partiake, demokratike. Nuk është diskutuar tema se kryetari i ri i partisë do të jetë edhe mandatari i ri i Qeverisë.” tha Kuzeska.

Në këtë mbledhje Zaev informoi se shumica parlamentare është stabile, që aktualisht është 61 deputetë dhe se pret që të krijohen mundësi për zgjerim të mëtejshëm, kështu duke pasur mundësi për hyrje të Alternativës në Qeveri.

“Komiteti Qendror vlerëson se ka vend për bisedime për anëtarësim në Alternativën në bazë të parimeve, vlerave dhe programit.” thanë nga LSDM.

Alternativa pas mbledhjes së sotme prej disa orësh tha se Kryesia Qendrore e Partisë  ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të negociojë me kryeministrin Zoran Zaev ose eventualisht me mandatarin e ri për përfshirjen e tyre eventuale në Qeveri.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button