Kryetari i Deçanit: Të kapet sa më parë autori i krimit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur me ngjarjen që tronditi këtë komunë orët e mbrëmjes.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal.”  tha Ramosaj, transmeton Klan Kosova.

Tre persona kanë vdekur nga gjuajtjet me armë zjarri drejt një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit në orët e mbrëmjes të sotme.

Spitali i Pejës ka konfirmuar për Klankosova se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Nxënësit e vdekur nga ky rast i përkasin moshës 19 vjeç dhe 17 vjeç, ndërsa nxënësi ilënduar i përket moshës 17 vjeçare. Njëri prej viktimave ka vdekur në vendin e ngjarjes derisa dy të tjerë më vonë.

Nga ky spital thanë se për numrin e të plagosurve nuk dihet por që autoambulanca është duke e bërë bartjen e  tyre nga komuna e Deçanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashit në autobus kanë qenë tetë persona.

Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00. Nuk dihet ende se cilët kanë qenë atentatorët dhe shkaku i qëllimit me armë drejt autobusit.

LEXO: Kosovë: Tre të vrarë nga gjuajtjet me armë zjarri drejt një autobusi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button