Debati onlajn “Shkrim-leximi mediatik në veprim” – angazhimi për mjedisin jetësor

Sot u zhvillua debati onlajn “Arsimimi mediatik në veprim” i organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit. Moderatorja e debatit Katarina Topalova e hapi ngjarjen për pjesëmarrësit e pranishëm në debat dhe mediat e pranishme duke e theksuar rëndësinë e shkrim-leximit mediatik. Ajo vuri në dukje se shkrim-leximi do të thotë të jesh i aftë të lexosh dhe të shkruash ndërsa shkrim-leximi mediatik do të thotë shumë më tepër se kaq, njofton Meta, raporton Portalb.mk.

Qëllimi i debatit ishte diskutimi për njerëzit të cilët me përpjekjet e tyre për mjedisin ku jetojnë ndihmojnë në shoqëri, gjegjësisht rezultatet e aktivistëve nga Demir Kapia, Manastiri, Prespa, Struga, Shkupi dhe Strumica dhe përfshirja e mediave në rol në zgjidhjen e problemeve.

E para foli Stefania Sokoloviq, anëtare e shoqatës sportive “Gryka”nga Demir Kapia. Ajo i shpjegoi veprimet e tyre me rastin e informimit të mediat për problemin me grykën e Demir Kapisë.

“Partneri ynë në projekt është shkolla e mesme komunale “Kirili dhe Metodi” nga Negotina. Bëhet fjalë për problemin i cili u paraqit pas ndërtimit të autostradës Demir Kapi-Smokvicë ku u la një sasi e madhe e materialit ndërtimor, rreth 400 metra. Informimi i pamjaftueshëm i qytetarëve për ngjarjet dhe problemin me të cilën u ballafaqua gryka ishte një motiv i mjaftueshëm për të synuar forcimin e ndikimit të shoqërisë civile në zgjidhjen e këtij problemi. Gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve të parapara me projektin, mediat ishin vegla ynë kryesore për inicimin e ndryshimeve në shoqëri”, theksoi Stefania Sokoloviq.

Folësja e dytë, profesoresha Marija-Magdalena Petrovska, nga shkolla e mesme “Dr. Jovan Klauzi” nga Manastiri, foli për procesin e punës me nxënësit për ndryshimin e higjienës në Manastir për të cilin përgjegjës janë institucione dhe njerëz të tjerë.

“Duhet të fokusohemi në zgjidhjet e problemeve. Doja ta lëvizi atë kornizë të njerëzve dhe ndërgjegjes në mënyrë që plehrat të fillojnë të na pengojnë ne. Qëllimi i dytë ishte që të fillonim të reagonim ndaj kësaj si ndaj një problemi. Për të qenë shembull pozitiv duhet të fillojmë nga vetja dhe nuk duhet të lejojmë që asgjë të na dekurajojë që të bëjmë ndryshim”, ka theksuar Petrovska.

Sipas Marija Evtimovska nga “Eko Guerila” nga Prespa, përdorimi i zgjuar i mjeteve mediatike u ka sjellë sukses të madh.

“Të gjithë e dimë situatën shqetësuese me liqenin e Prespës për shkak të ekspozimit të madh mediatik. Qëllimi ynë ishte të arrijmë funksionimin aktiv të një fabrike kompostimi. Nëpërmjet kësaj iniciative arritëm ta imponojmë momentin që të mendohet rreth ngritjes së fabrikës për kompostim”, tha Evtimovska.

Gjimnazistët nga Struga ndërmorën tri aksione për pastrimin e qytetit.

“Gjatë aksioneve tona e pastruam bregun e liqenit tonë, parkun e qytetit dhe kishim një aksion pastrimi në fshatin Labënishtë. Këto aktivitete i shfaqëm nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, që ndikoi të rritet ndërgjegjësimi i popullatës që jeton në Maqedoninë e Veriut”, tha Enis Doko, nxënës dhe eko-aktivist i shkollës mesme “Niko Nestor” nga Struga.

Elena Timova, eko-aktiviste dhe studente në Fakultetin e Farmacisë në Shkup e prezantoi nismën në shkollën e mesme “Sh. Kirili dhe Metodi” nga Negotina, ku vitin e kaluar ajo ka qenë gjimnaziste.

“Bashkë me shoqatën“Ekovita”Ideja ishte të nxisim fermerët që të ndërpresin përdorimin e pesticideve për të mbrojtur vreshtat e tyre, që në vend të tyre të përdorin kurthe të feromonit cilat janë version më i lirë dhe janë të përshtatshëm për rendiment më të mirë. Media ishte një mjet vërtet i rëndësishëm në prezantimin e nismës sonë dhe dua t’u them të gjithë të rinjve se rrjetet sociale janë një mjet që, përveç argëtimit, mund ta përdorim për të arritur deri te një numër më të madh njerëzish për atë që duam të promovojmë. “, tha Timova.

Tome Timov, profesor në shkollën e mesme “Dimitar Vllahov” në Strumicë, tha se si profesorë dhe aktivistë në sektorin joqeveritar, ata punojnë me mediat për ta lehtësuar zgjidhjen e problemeve dhe për t’ua afruar ata publikut.

“Publiku është faktori vendimtar për njohjen e problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët dhe për të bërë edukim të mirë”, theksoi ai.

Ngjarja u organizua në kuadër të nismës “Ditët e shkrim-leximit mediatik” të Rrjetit për shkrim-lexim mediatik që për të tretin vit u organizua nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. E realizua nga Instituti për Studime të Komunikimit në partneritet me Shoqatën ekologjike maqedonase, me mbështetjen financiare të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button