Pasi komentoi në Fejsbukin e një televizioni në Maqedoninë e Veriut, u thirr në bisedë informative

Policia ka zhvilluar bisedë informative me qytetarin nga Shkupi i cili në faqen e internetit të një mediumi në Maqedoninë e Veriut është shprehur me gjuhë të urrejtjes në lidhje me tragjedinë që ndodhi me shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Bullgari, transmeton Portalb.mk.

“U krye bisedë informative në stacionin policor me V.E. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve që përmes rrjetit social “Fejsbuk” ka shpërndarë koment që përmban elemente të gjuhës së urrejtjes”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar kallëzim penal.

Ai kishte komentuar në artikullin e televizionit që kishte të bëjë me tragjedinë ku humbën jetën 45 personat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button