Lëvizja Besa kërkoi që edhe Maqedonia e Veriut të përfshihet në nismën e Shqipërisë dhe Kosovës

Marrëveshjet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës të nënshkruara sot në Elbasan, sipas Lëvizjes Besa duhet të ndiqen edhe nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, kërkojnë nga Lëvizja Besa.

Lëvizja Besa vlerësoi që një marrëveshje e tillë ndërmjet Maqedonisë së Veriut me vendet fqinje, do të lehtësojë procedurat e kalimit të njerëzve dhe mallrave, duke kontribuuar edhe drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, në qytetin e Elbasanit. Në hapje të mbledhjes fjalimet e tyre i kanë mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim u theksua tregu i përbashkët i punës, lehtësimi i procedurave për leje qëndrimi, njohja e sigurimeve shoqërore në të dy shtetet, lehtësimi për lëvizje të lirë, hapja e pikës kufitare të Shishtavecit në Kukës, rregullimi i regjimit lokal të kufirit, njohja e diplomave, lehtësimi i kontrolleve në dogana, shërbimet konsullore në ndërtesa të përbashkëta – janë marrëveshjet që do të nënshkruhen sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button