fbpx

115 milionë euro donacione nga BE për tërmetin

Bashkimi Evropian dhuroi 115 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë në të gdhirë të 26 nëntorit 2019. Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca në një intervistë për Euronews Albania tha se është monitoruar vazhdimisht mënyra sesi janë shpenzuar këto para.

Z. Soreca risolli në vëmendje faktin se BE ka kontraktuar 2 agjenci të OKB-së, UNDP dhe UNOPS për dy programet ku do të investohen donacionet e BE prej 115 milionë eurosh.

“Ne u besuam atyre zbatimin e këtyre programeve, por ne kontrollojmë dhe monitorojmë zbatimin përmes komisionit drejtues, por edhe përmes vizitave me kolegë të OKB-së. Unë kam udhëtuar në gjithë zonën për të parë se si shpenzohen këto para. Diçka për të cilën jam shumë krenar është se çdo vendim në lidhje me këto 115 milionë gjendet në internet”, u shpreh ambasadori.

Ambasadori Soreca shpjegoi se BE zgjodhi të investonte në 2 fusha të rëndësishme ku Shqipëria kishte më shumë nevojë, duke krijuar dy programe, “BE për shkollat” dhe “BE për kulturën”, i pari 75 milionë euro, ndërsa i dyti 40 milionë euro.

“Po pse këta elementë? Sepse Bashkimi Evropian donte të ndërtonte të ardhmen e Shqipërisë, një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes, por edhe mes BE-së dhe Shqipërisë, dhe arsimi dhe kultura janë projektimi drejt së ardhmes”, tha z. Soreca.

Sipas tij, situata në vend është përmirësuar shumë, por ka ende punë për të bërë.

“Por shpresoj që shqiptarët do ta shohin këtë si një arritje të madhe të Bashkimit Evropian, të Delegacionit të Bashkimit Evropian, timen, sepse e shoh këtë si arritje. Por gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar është se Bashkimi Evropian është këtu çdo ditë, duke e ndihmuar Shqipërinë në çdo krizë që kalojnë shqiptarët”, u shpreh ambasadori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button