Nesër pritet të fillojë bartja e të lënduarve të tragjedisë ku u aksidentua autobusi i “Besa Trans”, kompani me licencë të skaduar për udhëtarët

Përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në konferencën për media sqaruan disa detaje në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bullgari, transmeton Portalb.mk.

Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, ka paralajmëruar që prej nesër do të fillojë bartja e kufomave, ndërkohë sqaroi që të lënduarit janë duke u shëruar, ashtu që dy do të lëshohen nesër nga spitali ashtu që deri më 1 dhjetor do të lirohen gjithë 7 personat.

“MPJ do ta organizojë transportin e eshtrave. Sot kishim takim me disa kompani të cilat do të angazhohen rreth asaj, ndërsa ditët e ardhshme planifikojmë takim edhe me familjet që t’i respektojmë kërkesat e tyre për dorëzimin e trupave”, deklaroi Osmani, duke sqaruar që shpenzimet për transportin dhe varrimin janë mbuluar nga Ministria

Ministri Bllagoj Boçvarski ka deklaruar se autobusi i djegur nuk ishte paraqitur nga pronari në Regjistër, nuk kishte licencë, duke theksuar që ka përdorur edhe certifikatë të pavlefshme për bartjen e autobusëve. Ai theksoi që kjo kompani tashmë nuk e ka të vlefshme as licencën për transport ndërkombëtar por as atë të brendshëm.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, i cili sqaroi që autobusi muajin e kaluar e kishte kaluar kontrollin teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button