Afër 600 migrantë kthehen nga Bjellorusia në Irak
Rreth 600 irakianë të bllokuar për disa javë në zonën kufitare mes Bjellorusisë dhe Polonisë, janë kthyer në shtëpitë e tyre sot, ka thënë Qeveria irakiane dhe zyrtarët në rajonin autonom kurd, transmeton REL.
Qindra irakianë, shumica prej tyre kurdë, janë kthyer në shtëpitë e tyre një javë më parë nga Bjellorusia, përmes fluturimit të parë për riatdhesimin e tyre.
Aktualisht në Bjellorusi janë mijëra migrantë që janë duke qëndruar nëpër kampe pavarësisht temperaturave të ulëta.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme irakiane, Ahmed al-Sahaf, ka thënë se 617 qytetarë do të kthehen vullnetarisht në Irak me dy fluturime nga Minsku, ka raportuar një agjenci e lajmeve irakiane më 25 nëntor.
Të dy aeroplanët kanë ateruar në Irbil, kryeqytetin e rajonit të kurdëve.
Brukseli ka akuzuar Bjellorusinë se po tenton të destabilizojë Bashkimin Evropian, duke marrë mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja dhe Mesme, dhe duke i shtyrë më pas drejt kufijve të BE-së, përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.
Veprimet e Minskut janë parë si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkas, pas shtypjes brutale të opozitës, e cila beson se lideri autoritar ka manipuluar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit të kaluar.
Brukseli po ashtu ka akuzuar Minskun për “qasje të stilit të bandave” ndaj krizës në kufi, ku të paktën 11 migrantë kanë vdekur në muajt e fundit.
Në përgjigje të krizës, Polonia ka angazhuar forca shtesë në kufi për të parandaluar hyrjen e migrantëve, veprime që janë kritikuar ashpër nga grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.
- LEXO: Kufiri Poloni-Bjellorusi: Emigrantët e bllokuar, peng të situatës
- LEXO: Bjellorusia po kthen migrantët në vendlindje
- LEXO: Polonia thirrje NATO-s për hapa konkretë mbi çështjen e emigrantëve
- LEXO: Përleshje të reja me migrantët në Poloni
- LEXO: Biden: Situatë shqetësuese në kufirin Poloni-Bjellorusi
- LEXO: BE-ja në përgatitje të sanksioneve shtesë kundër Bjellorusisë
- LEXO: Përshkallëzohet kriza e emigrantëve në kufirin me Poloninë, do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së
- LEXO: Polonia arrestoi dhjetëra migrantë në kufi me Bjellorusinë
- LEXO: Kryeministri polak: Putini, organizator i krizës me migrantë
- LEXO: Përshkallëzohet kriza me refugjatët në kufirin polako-bjellorus
- LEXO: Polonia ka paralajmëruar eskalim të mundshëm të krizës me migrantët në kufirin me Bjellorusinë, Gjermania kërkon ndihmën e BE-së