fbpx

Rama: Do të votoja pro referendumit paqësor për bashkim me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot se nëse do të kishte referendum paqësor për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro këtij procesi, transmeton REL.
“Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do të bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës dhe do të votoja hapur pro.” tha Rama.

Kryeministri shqiptar ka thënë, po ashtu, se përmes kësaj deklarate i është përgjigjur provokimit me provokim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në anën tjetër, tha se referendumi nuk është diçka që mund të zgjedhin liderët e këtyre vendeve.

“Referendumi nuk është gjësend që e zgjedhim. Është intencë që na përzgjedh neve. Nuk mund të vendosemi mbi procese të tilla historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.” tha Kurti.

Gjatë një interviste për revistën britanike, Monocle, kryeministri Kurti ka deklaruar se nëse në të ardhmen do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik, ai do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor, se për të është e papranueshme që askush nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit dhe ka paralajmëruar se do t’iu dërgojë letër liderëve botërorë për të kërkuar sqarime për këtë gjë.

Takimi i sotëm shënon takimin e shtatë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe të parin Kurti-Rama. Delegacionet kanë nënshkruar disa marrëveshje, derisa në fokus ishte lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve të të dyja vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button