Spasovski i refuzoi pyetjet e gazetarëve për autobusin e djegur, deshi të flet vetëm për buxhetin e MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mbajti konferencë për shtyp për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për vitin e ardhshëm dhe pasi mbaroi nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet lidhur me aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 persona tre ditë më parë, transmeton Portalb.mk.

Për të gjitha pyetjet e gazetarëve për aksidentin, ai nuk deshi të flet, duke përsëritur se për rastin do të ketë një konferencë të posaçme për shtyp, në të cilën do të flasë edhe ai, ndërsa sot do të përgjigjet vetëm në pyetjet që kanë të bëjnë me buxhetin e MPB-së.

Autobusi i aksidentuar ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button