LSDM sonte vendosë për dorëheqjen e paralajmëruar të Zaevit, ndërsa Alternativa nëse do të hyjë në Qeveri  

Një javë pas takimit i cili nuk rezultoi me marrëveshje konkrete, liderët e LSDM-së dhe Alternativës, Zoran Zaev dhe Afrim Gashi do t’i mbledhin sonte organet e tyre partiake, për të diskutuar rreth përbërjes së Qeverisë. Këto mbledhje fillimisht ishin planifikuar që të mbahen të martën, por për shkak të tragjedisë në Bullgari, u prolonguan për sot, shkruan Portalb.mk.

Sot pritet që sot të dorëzojë dorëheqjen nga pozita e liderit të partisë, me çka fillojnë të rrjedhin afatet për zgjedhje të parakohshme partiake dhe për zgjedhjen e liderit të ri, i cili pritet që të jetë edhe mandatari i ri i Qeverisë.

Ndërkohë, Afrim Gashi do të diskutojë me organet e larta partiake mundësinë për të hyrë në Qeveri. Kryesia Qendrore e Alternativës do të diskutojë rreth koncepteve dhe koncepteve për pjesëmarrjen e tyre në qeveri, por vendimet rreth kësaj do t’i marrë Kuvendi Qendror që do të thirret më pas.

Zaev, pas takimit që zhvilloi një javë më parë me Gashin, deklaroi se në takim janë komunikuar kushtet nën të cilat do të vazhdonin bisedimet për hyrjen e Alternativës në Qeveri.

”Priten lëshime prej të gjithëve jo vetëm nga LSDM , por edhe nga BDI dhe të gjithë partnerët në qeveri”, tha Zaev pas takimit.

Ndërsa, Gashi deklaroi se kanë dy opsione, të cilat do të diskutohen në organet e partisë.

“I pari është bashkëngjitja në shumicën aktuale dhe e dyta është hyrja në Qeveri. Kam takime me Selën dhe me kryetarin e VMRO-DMPNE-së, Mickoski. Ne këto dy këto vështrime të ndryshme do t’i sjellim në organet e partisë të shohim se cila është zgjidhja. Cila është me më rëndësi për qytetarët, shqiptaret dhe për partinë Alternativa”, tha Afrim Gashi.

Zaev më 31 tetor paralajmëroi se do të jep dorëheqje nga pozita e liderit të partisë dhe asaj të kryeministrit, pasi partia e tij pësoi disfatë në zgjedhjet lokale. Sipas statutit të LSDM-së, nëse organet e partisë e pranojnë sonte dorëheqjen e Zaevit, Këshilli Ekzekutiv do të mund të vendosë në 15 ditët e ardhshme për mbajtjen e shpalljeve të parakohshme partiake. Organet e partisë duhet të përcaktojnë afat dhe datë për zgjedhje të cilat sipas statutit do të duhej të mbaheshin të dielën. Pritjet në parti janë se ato do të mund të mbaheshin kah mesi i dhjetorit.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button