Britain’s Got Talent, sulm me vezë ndaj jurisë (VIDEO)

Vilionistja e orkestrës së Britain’s Got Talent Natalie Holt ka sulmuar me vezë një prej anëtarëve të jurisë, të famshmin Simon Cowell. Teksa dy vëllezërit Richard dhe Adam po performonin live, vajza vjen nga pas skene dhe pa thënë asgjë fillon të godasë me vezë drejt Simon Cowell dhe jurisë, të cilët u gjendën të papërgatitur.

U desh menjëherë ndërhyrja e punonjësve të sigurisë që vajza të qetësohej dhe më pas të kërkonte falje duke pretenduar se ishte thjesht një “aksion budalla”.

Nga ana tjetër vetë Cowell e priti me shumë sportivitet veprimin e vajzës duke ruajtur qetësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button