Dëshmitarët nga ambulanca: Kemi dërguar vetëm 7 persona në spital

Ekipi i televizionit bullgar BTV ka biseduar me të punësuarit e Ndihmës së Shpejtë, të cilët kishin arritur në autostradën “Struma” 12 minuta pasi autobusi kishte marrë flakë. Ata thonë se janë kujdesur për 7 persona të cilët duke thyer xhamin e autobusit, kishin arritu t’i shpëtonin flakëve, transmeton TV 21.

“Gjëja e parë që pamë ishte zjarri afër rrugës. Nuk e dinim se çfarë ishte, pastaj pamë autobusin që digjej. Ishte shumë vapë, kalova pranë. Kisha frikë, isha me dritare të hapura, mos do të shpërthente deri sa kalonim”, thotë dëshmitari Pavel Muziski.

Një minutë më vonë kanë arritur edhe 2 automjete të ambulancës. Me njërën prej atyre makinave janë transportuar katë persona që kanë arritu të dalin nga autobusi. Katër minuta pasi kishin arritu, ambulancat ishin nisur drejt spitalit “Pirogov”.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve nga automjetet e ambulancës, të fundit e kanë transportuar personin që kishte thyer dritaren.

“Gjatë transportit më tha se ishte ulur në sediljen e pasme të autobusit. Ai kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe autobusi kishte filluar të digjej. Ai kishte kërcyer dhe me këmbë të lënduar e kishte thyer xhamin dhe kishte kërcyer nga xhami për të ikur. Ai vazhdimisht bërtiste, qante dhe kërkonte birin e tij, ai ishte ulur në sediljet e përparme. E kishte thirrur në telefon, po telefoni nuk kishte qasje” tha Lorina Nikolova.

Menjëherë pas kësaj, ekipet e ambulancës janë kthyer në autobus, me shpresën se ka të mbijetuar të tjerë.

“Fotografia ishte e tmerrshme – ata ishin përpjekur për të dalë. Po të mos ishte zjarri, mendoj se nuk do të kishte të vdekur në aksident”, tha dr. Valeri Simeonov.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button