Spasovski: Qeveria ka formuar ekip për transportin eviktimave

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte tha se Qeveria ka formuar ekip i cili do të ketë për obligim ta organizojë transportin e viktimave nga aksidenti me autobus nga Bullgaria në shtet në një mënyrë dinjitoze, transmeton TV 21.

“Thelbësore për identifikimin e trupave është sigurimi i materialit biologjik nga familjarët e viktimave. Kjo tash më është siguruar që të mund të vazhdojnë me aktivitete. Sipas vlerësimeve të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilët punojnë në mjekësinë ligjore, identifikimi i plotë pritet të kryhet për shtatë ditë. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm. MPB-ja ka shtab të veçantë. Si do t’i marrim të gjitha informatat se si do të përgatitemi për të kryer bartjen e trupave, do ta organizojmë. tha Spasovski për RTVM.

Ai theksoi se autoritetet në Bullgari punojnë në rastin dhe i ndajnë informacionet me autoritetet tona.

“Është me rëndësi të kemi informacione zyrtare që konfirmojnë arsyet dhe është mirë që sot u publikuan gjetjet fillestare për të ndaluar të gjitha spekulimet në opinion. Spekulimet e ndryshme që qarkullojnë në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë të mirëseardhura për hetim. Mendoj se po bëjnë më shumë dëm, po sjellin një moment që nuk është i favorshëm për të gjithë ne, e veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, për qytetarët, e veçanërisht për familjet. Pres që të vazhdojë deri në detaje, që në bazë të ekspertizës dhe në bazë të asaj që po ndërmerret të konstatohen të gjitha faktet.” tha Spasovski.

Sipas tij, pikërisht ekspertizat dhe analizat nga hetimi do ta japin arsyen e saktë për aksidentin në Bullgari.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 45 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button