Prokuroria ndërmerr veprime për të gjetur të mbijetuarin e tetë nga aksidenti në Bullgari

Prokuroria Publike njoftoi se do të shihen listat e udhëtarëve që kanë kaluar vendkalimet kufitare, me qëllim që të gjendet udhëtari i 52 i autobusit të djegur tragjedinë që ndodhi në Bullgari, transmeton Portalb.mk.
“Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë urdhër gojorë deri tek Sektori për Punë të Brendshme në Shkup që të sigurojnë listë të udhëtarëve të cilët me autobusë të “Besa Trans” kanë lëshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut me datë 18.11.2021, dhe listën e udhëtarëve që kanë hyrë në vendin tonë me datë 22.11.2021.″ thanë nga Prokuroria.
Prokuroria shton se procedura e njëjtë po bëhet edhe nga Prokuroria bullgare.
“Të njëjtën procedurë e kryen edhe Prokuroria Bullgare, e cila krahason listat e vendkalimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë më datë 18.11.2021, dhe listat e hyrjeve nga Republika e Turqisë me Republika e Bullgarisë me datë 22.11.2021, si dhe daljen nga Republika e Bullgarisë për në vendin tonë, ditën e nesërme.” thanë nga Prokuroria.
Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 45 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.
- RMV, dita e tretë e zisë për tragjedinë me autobus në Bullgari – kryeprokurori bullgar sot vjen në Shkup
- Tragjedi në Bullgari, 45 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë
- Qeveria e Maqedonisë shpalli tri ditë zie për aksidentin e autobusit në Bullgari – flamujt në gjysmë shtizë
- Janë suspenduar dy doganierë që nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të Besa – Trans nga shteti, përgjegjësi i tyre do të sanksionohet
- Joveski: Nuk kemi informata të reja për aksidentin, bashkëpunojmë plotësisht me prokurorët bullgarë
- Shkolla “Arseni Jovkov” shpreh ngushëllime për nxënësen e tyre që vdiq në tragjedinë e autobusit
- Gjashtë hetues bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë për të hetuar tragjedinë e Strumës
- Besa Transit të Shkupit i merret licenca
- Autobusi ka pasur trajektore të frenimit, shoferi nuk ka fjetur, vlerësojnë ekspertët
- Copë gome, shkëndija, sinjalizimi keq: “Autopsia” e kilometrit 31
- Institucionet nuk tregojnë se si ka mundur autobusi i aksidentuar në Bullgari ta kalojë kufirin pa licencë
- Të lënduarit në aksidentin në Bullgari janë në gjendje stabile
- Autobusi i “Besa Trans Shkup” i cili u dogj në Bullgari nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar
- Autobusi i aksidentuar është larguar nga rruga, prokuroria e Bullgarisë: të lënduarit në gjendje të rëndë psiqike
- Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore
- Bullgaria shpalli 24 nëntorin ditë zie
- Kompania “Besa Trans-Shkup” publikoi komunikatë në lidhje me aksidentin në Bullgari
- Zaev: Viktimat janë të moshës 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë – të mbijetuarit kanë thyer xhamat e autobusit