Në Maqedoninë e Veriut brenda një muaji harxhohen 528 695 MWh energji elektrike

Në muajin shtator në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë harxhuar gjithsej 528 695 MWh energji elektrike, duke llogaritur që njëkohësisht e kanë shfrytëzuar edhe gazin natyror, qymyrin dhe produktet e naftës, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit shtator të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 528 695 МËh energji elektrike, 37.226 mil.nm3 gaz natyror, 435 707 ton qymyr dhe 92 829 ton produkte të naftës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që 96.61 përqind e qymyrit në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike në termocentrale. Prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike më së shumti zhvillohet te termocentralet (52.1%), Termocentralet e kombinuara dhe industrial (34.9%), Hidrocentralet (10.2%), Termocentralet me erë (1.5%), Termocentrale me bimët e biogazit (0.8%) dhe Termocentralet me rrezet e diellit (0.4%).

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 87.9 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 96.61 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, raportoi Enti.

Në lidhje me përdorimin e naftës, më së shumti përdoret për transport (56.7%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button