Putin dhe Vuçiq diskutuan për çështjen e Kosovës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një takim që ka zgjatur 3 orë, raporton EN. Pas takimit Vuçiç tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në sferën ushtarake dhe teknike është në nivelet më të larta, por theksoi se shpresonte për marrëveshje të reja.

Gjatë takimit të mbajtur në Soçi, Putin falënderoi Vuçiç për faktin se gjuha ruse mësohet në shkollat serbe. Sipas Vuçiç marrëdhëniet Rusi-Serbi janë në nivelet më të larta që kanë njohur ndonjëherë në histori.

Për çështjen e Kosovës, Putin tha se Rusia ka mbështetur gjithmonë Beogradin në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Për përpjekjet tuaja dhe hapat e përbashkëta në arenën ndërkombëtarë, përfshirë dhe zgjidhjen e çështjes së  Kosovës, e dini se pozicioni ynë është parimor. Ne mbështesim pozicionin tuaj për Kosovën” , tha Putin gjatë bisedës me Vuçiç.

Presidenti i Rusisë deklaroi se shpresonte që situata të zgjidhet në një mënyrë që t’u shkojë përshtat interesave të të gjithë popujve të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button