fbpx

U shpall konkursi për dhënien e lejeve për rrjetin 5G në Maqedoninë e Veriut, ofertat do të publikohen më 5 janar

Drejtori i Agjencisë për Komunikim Elektronik (AKE) ka vendosur për hapjen e konkursit ku përfituesit do të mund të marrin leje për përdorimin e rrjetit të internetit 5G, transmeton Portalb.mk.

Me miratimin e kërkesës, do të mundësohet shfrytëzimi i rrezeve të gjatësisë valore prej 700 MHz deri 3 GHz. Të drejtën për të fituar leje e kanë personat fizik dhe juridik brenda dhe jashtë vendit.

Aplikimi mund të bëhet brenda 35 ditëve, hapja e ofertave do të bëhet më 5 janar në ora 10:00, ndërsa përzgjedhja e përfituesit do të bëhet brenda dhjetë ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button