ADO, IA dhe të drejtat e njeriut: a e respekton algoritmi juaj privatësinë?

Çfarë kanë të përbashkët kamerat për matjen e shpejtësisë në autostrada, kontrollet doganore dhe kufitare dhe e-shërbimi i inventarit shkollor? Të gjithë këto shfrytëzojnë ndonjë formë të procesit të miratimit automatik të vendimeve (ADO).

Edhe pse ADO nuk është term i njohur siç është Inteligjenca Artificiale (IA), ai ekziston tanimë një kohë. Në të kaluarën, ADO ishte i kufizuar në “Filtrim”, “renditje” ose lloje tjera të manipulimit të të dhënave, rezultatet e të cilave pastaj janë dorëzuar deri te miratuesi i vendimeve – qenie e vërtetë njerëzore që duhej ta miratojë vendimin përfundimtar.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, por edhe nevojës që të parandalohet korrupsioni dhe të kufizohet elementi njeri në miratimin e vendimeve (në shumë rast), përdoret zgjidhje e plotë të inteligjencës artificiale: A) sistemi “mëson” dhe përmirësohet në zbatimin e punës së tij (prej kësaj vjen edhe emri inteligjencë), dhe B) sistemi miraton vendime.

Në njëfarë kuptimi, algoritmat do të vazhdojnë të kenë ndikim ndaj mirëqenies së qytetarëve, por nëse ata i marrin parasysh të drejtat e njeriut? Ku janë organizatat joqeveritare, mediat dhe universitetet në diskutimin për zbatimin, zgjidhjet teknologjike më të sofistikuara dhe pse ata i ikin këtij diskutimi.

ditën e dytë nga konferenca e-Shoqëri 2021 “Demokracia në erën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, do të diskutojmë për rritjen e trendit të shfrytëzimit të ADO dhe IA në servisin publik në vitet e fundit (të ashtuquajtura alGOVritma, duke aluduar në përdorimin qeveritar( dhe efektin e tyre ndaj të drejtave të njeriut. Folësit do t’i prezantojnë gjetjet e tyre më të reja dhe rekomandimet dhe të mundohet që t’i nxisin OJQ-të dhe të tjerët që aktivisht të kyçen në këtë temë.

Regjistrimi për konferencën është i hapur dhe i nxisim të gjithë ta ndajnë këtë thirrje me kolegët e tyre: bashkëngjituni dhe ejani të bisedojmë për të drejtat e njeriut dhe inteligjencën artificiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button