fbpx

OBSH: Rreth 4% e familjeve në Maqedoninë e Veriut në varfëri për shkak të shpenzimeve shëndetësore në vitin 2018

Rreth katër përqind e familjeve në Maqedoninë e Veriut janë varfëruar pas pagesave private, ndërsa 6,5 përqind e familjeve kanë pasur shpenzime katastrofale për kujdes shëndetësor në vitin 2018, thuhet në analizën e fundit për mbrojtje financiare në sistemin shëndetësor të Maqedonisë, e realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Çfarë e dëmton mbrojtjen financiare në Maqedoninë e Veriut?

Sipas analizës, vlerësohet se në vitin 2018 rreth 10 përqind e popullsisë nuk kanë pasur sigurime shëndetësore, që do të thotë se kanë të drejtë vetëm për kujdesin mjekësor urgjent me financim publik dhe vaksinim të detyrueshëm. Të pasiguruarit janë zakonisht persona pa punësim të rregullt dhe punonjës që nuk paguhen në kohë.

Në 10 vitet e fundit, lista pozitive e barnave për mjekim ambulator është mbi supet e Fondit të e Sigurimit Shëndetësor dhe nuk ka ndryshuar dukshëm. Në analizë thuhet se si mjekët ashtu edhe pacientët preferojnë barna të markave më të shtrenjta për shkak të cilësisë së tyre më të mirë se barnat gjenerike. Deri në vitin 2019, qasja në barnat që ishin në kurriz të fondit ishte e kufizuar me kuota për farmacitë.

Gjithashtu, në analizën e realizuar nga OBSH theksohet se përdorimi i gjerë i participimit me përqindje, në të cilën njerëzit paguajnë një pjesë të çmimit të shërbimeve shëndetësore është një fenomen kompleks për shkak se nëse çmimet e shërbimeve nuk dihen paraprakisht njerëzit përballen me pasiguri për atë se sa duhet të paguajnë.

Si është Maqedonia e Veriut në krahasim me vendet e tjera?

Sipas analizës së OBSH-së, incidenca e pagesave private katastrofale në Maqedoninë e Veriut është më e lartë se në shumë vende të BE-së, por më e ulët se në Greqi dhe Letoni, të cilat kanë nivele të ngjashme të pagesave private.

Shpenzimet për kujdes shëndetësor në vend janë kryesisht rezultat i shpenzimeve të familjeve për ilaçe që janë marrë në barnatore – dhe janë më shumë se në shumë vende të tjera të Evropës.

Si mundet Maqedonia e Veriut të përmirësojë qasjen dhe mbrojtjen financiare?

Ndarja e së drejtës për kujdes shëndetësor nga pagesa e kontributeve për sigurim shëndetësor, dispozicion më i madh i barnave përmes prokurimeve strategjike, përditësimi i rregullt i listës pozitive, lirimi i më shumë personave me të ardhura të ulëta nga shpenzimet për të shfrytëzuar këtë të drejtë janë vetëm disa nga rekomandimet për përmirësimin e qasjes në kujdesin financiar dhe mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Raporti “A mund të përballojnë njerëzit të paguajnë për kujdesin shëndetësor?” Dëshmi të reja për mbrojtjen financiare në Maqedoninë e Veriut “, i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e shqyrton shkallën në të cilën njerëzit në Maqedoninë e Veriut përballen me vështirësi financiare kur përdorin shërbimet shëndetësore. Ai është pjesë e një sërë raportesh kombëtare mbi monitorimin e mbrojtjes financiare në sistemet shëndetësore në Evropë.

“Për herë të parë kemi të dhëna gjithëpërfshirëse, të fuqishme dhe mundësi për të përmbledhur progresin në fushën e mbrojtjes financiare që Maqedonia e Veriut ka bërë vitet e fundit”, tha Dr. Hans Henry P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button