fbpx

Çfarë zbuloi deri më tani hetimi për aksidentin tragjik në Bullgari

Prokuroria bullgare ka hedhur poshtë versionet për bidonë me naftë apo për akti terrorist ndaj autobusit të “Besa trans” si arsye për aksidentin tragjik në autostradën “Struma”. Janë gjetur 44 trupa, ndërsa shumica e udhëtarëve kanë vdekur nga asfiksimi, shkruan “360 shkallë”, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën e sotme për media në Sofje, në lidhje me gjetjet e para nga hetimi, zëvendësprokurori kryesor i Bullgarisë, Borisllav Sarafov, tha se deri më tani versioni për gabim njerëzor është më i afër, për çka do të ekzaminohet në mënyrë të posaçme kushtet e autostradës ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalizimi i trafikut, shenjat dhe ndriçimi i rrugës.

Në autobus, siç u tha, ka pasur vetëm tre bidonë me mbetje të naftës, që nuk mund të jetë arsye për aksidentin. Sarafov tha se nuk ka bidonë me benzinë apo materiale të tjera djegëse, përpos asaj që është e zakonshme për një automjet.

“Janë gjetur tre bidonë. Tre bidonët nuk kanë qenë të mbushura dhe nuk janë djegur. Zjarri nuk është shkaktuar prej tyre. versioni për akt terrorist është shqyrtuar profesionalisht dhe janë marrë analiza nga autobusi për ekzistim të aktit terrorist. I hedhim poshtë në mënyrë kategorike ato versione. Nuk bëhet fjalë për akt terrorist”, deklaroi Sarafov.

Versioni fillestar për lëvizjen e autobusit dhe shkaku i zjarrit

Nga informatat e deritanishme, prokuroria ka edhe version për atë se si ka lëvizur autobusi kur ka ndodhur aksidenti.

“Autobusi është nisur nga stacioni i benzinës ku ka vend për ndalje. Dhe nga dëshmitarët kemi mësuar se autobusi ka shkuar në të djathtë, nuk dihet pse, nëse shoferi është hutuar apo ka humbur kontrollin apo ka ndonjë arsye tjetër. Ka qenë errësirë, situatë është e tillë në rrugë, kështu që është e mundur të ketë ardhur në ndonjë hutim të lehtë se ka qenë në korsinë e automjeteve në kthesën në të djathtë, ndërsa ajo është dalje drejt pushimores pranë rrugës. Ajo është e ndarë me rrethoje e cila është elastike dhe nuk është rrethojë klasike. Ajo është e vendosur nga ana e jashtme e rrugës për pushimore dhe aty ka goditur autobusi. Nëntë shtylla të rrethojës janë thyer dhe e gjithë rrethoja ka dalë në pjesën tjetër të rrugës. Autobusi më pas ka goditur edhe rrethojën mbrojtëse të majtë dhe ka vazhduar të lëvizë. Dyert kanë qenë të bllokuar. Dera e djathtë e përparme është deformuar. Aty ndodhet rezervoari i naftës. Gjatë asaj goditje ekspertët do të vërtetojnë çfarë ka shkaktuar saktësisht shkëndijën, si është djegur nafta. Dëshmitarët pretendojnë se menjëherë pas goditjes zjarri është përhapur në mënyrë intensive”, tha Marinov.

Ai shtoi se, ka pasur gjurmë të frenimit dhe para goditjes në rrethojën mbrojtëse por edhe më pas.

Prokurori Serafov përgënjeshtroi se ka pasur eksplodim, por tha se zëri që është dëgjuar dhe punëtorët që kanë qenë të angazhuar në disa detyra atje në fakt ka qenë nga goditja e fuqishme në rrethojën e djathtë mbrojtëse. Ai tha se nuk ka pasur eksplodim por vetëm zjarr intensiv.

“ME siguri shkak për zjarrin është goditja në anën e djathtë, me çka rrethoja është tërhequr nën autobusi dhe ka shkaktuar shkëndija. Me çka, likuidet – nafta dhe vaji janë djegur nga ajo shkëndijë”, sqaroi Sarafov.

Sipas tij, hetimi i deritanishëm çon drejt asaj se, më shumë udhëtarë në autobus kanë vdekur nga asfiksimi i tymit, siç ka treguar autopsia e cila ka përfunduar.

A ka person të tetë të mbijetuar?

Në mbetjet e autobusit janë gjetur 44 trupa, tha zëdhënësja e prokurorit bullgar, Sijka Mileva.

Ajo sqaroi se, kanë marrë informata se në autobus kanë udhëtuar 52 persona, ndërsa në spital janë vetëm shtatë. Njëri prej dy dëshmitarëve, udhëtarë që kanë mbijetuar me të cilët ka biseduar, pretendon se ka shpëtuar tetë persona, por siç tha Mileva, në spital ka vetëm shtatë udhëtarë.

Për këtë, ata e hetojnë versioni nëse momentalisht në aksidentin e autobusit ka pasur edhe një udhëtar që nuk ka qenë në listë.

Si një ndër opsionet është se, ai gjatë kohës kur është ndal është e mundur të jetë transferuar në autobus tjetër. Po ashtu, sipas saj, është e mundur që edhe vet dëshmitari të jetë hutuar gjatë dëshmisë.

“Hetimi nuk ka përfunduar ende”, potencoi Sarafov dhe tha se ai është zgjeruar edhe në doganën bullgare.

“Do të hetojmë se cili nga doganierët bullgarë ka lëshuar autobusin. Nëse ka lëshime, do të ketë edhe përgjegjësi në doganë dhe nuk do të hezitojmë t’i sanksionojmë nëse ata kanë bërë lëshime dhe kanë ndikuar për këtë tragjedi të madhe njerëzore”, tha Serafov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button