Bisedë telefonike Radev – Varheji: Sofja pret rezultat konkret nga dialogu me Shkupin

Bullgaria pret që dialogu bilateral me Republikën e Maqedonisë së Veriut të çojë në rezultate konkrete, tha kreu i shtetit bullgar Rumen Radev, në një bisedë telefonike me komisionerin për zgjerim të BE-së, Oliver Varhei. Biseda, siç njoftoi kabineti i Radevit, është iniciuar nga komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, transmeton Portalb.mk.

“Bullgaria është e hapur për dialog. I ka parashtruar pyetje të qarta fqinjit të tij jugperëndimor dhe pret përgjigje, por edhe reagim të vërtetë nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, i ka thënë Radevi Varhejit.

Sipas presidentit bullgar, agjenda e marrëdhënieve dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit nuk duhet të jetë subjekt i ndikimeve të jashtme, por duhet të hapet me përkushtim nga të dyja palët, gjë që do të çonte përpara procesin e integrimit evropian RMV-së.

Radev, siç thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, theksoi respektimin e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët e demonstrojnë hapur identitetin e tyre bullgar, si dhe çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore bullgare, siç tha ai, te fqinji jonë jugperëndimor.

Të martën mbrëma, mediat në Sofje raportuan se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, në një takim të Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ku përfaqësuesi i përhershëm bullgar në BE, Rumen Aleksandrov, vlerësoi se Maqedonia ende nuk i plotëson kriteret për konferencën e parë ndërqeveritare.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Megjithatë Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button