fbpx

Djali i shoferit të dytë në autobusin e djegur: Babai im nuk ishte në listë të të mbijetuarve

Besar Memedi është djali i shoferit të dytë të autobusit “Besa Trans – Shkup”, Kadri Memeti që u aksidentua të martën. Ai për Portalb.mk thotë se nuk ka informata ku ka qenë babai i tij në momentin e aksidentit, a ka fjetur apo jo.

Ai tha se ka qenë në Bullgari që të identifikojë trupin dhe është kthyer në shtëpi. Më spital i është dhënë lista e të mbijetuarve, emri i babait të tij nuk ka qenë në të.

Ai thotë se nuk ka informata ku saktësisht është gjendur babai i tij në momentin e ngjarjes.

Babai i tij ka pasur 54 vjeç, me mbi 20 vjet përvojë. Ka udhëtuar shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i ka njohur rrugët. Autobusi ka qenë në rregull teknikisht, tha djali i tij.

Ai tha se, “Besa Trans- Shkup” ka servis edhe në Turqi. Babai i tij është nisur të enjten ndërsa të premten veç më ka qenë në Turqi.

Në listën e të mbijetuarve në aksident, sipas Besarit, ka një person me emrin Shadi Nauf al Saleh i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa Trans – Shkup”. Ai tha se nuk ka më shumë detaje.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button