Është arrestuar një person në Sofje – kishte publikuar komente ksenofobike për aksidentin që ndodhi në Bullgari

Nëpunësit e Drejtorisë së përgjithshme për luftë kundër krimit të organizuar pas marrjes së sinjalit, kanë arrestuar një burrë nga Sofja në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari, në të cilin humbën jetën 44 persona, ndërkaq u lënduan 7 të tjerë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari, transmeton TV21.

Burri, në Facebook ka publikuar komente që lidhen me incidentin, jashtë normave morale dhe etike, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Materialet janë denoncuar në Prokurorinë e qarkut në Sofje për veprën penale në bazë të nenit 462 të Kodit Penal – shpërndarje të urrejtjes në baza nacionaliste nëpërmjet sistemit elektronik.

Ndryshe, tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button