Skejtparku në Tetovë ende në errësirë, nuk ka ndriçim

Ende nuk është instaluar ndriçimi publik te Skejtparku në Tetovë, kjo u premtua nga udhëheqsia paraprake e Komunës së Tetovës pas rikonstruimit të këtij parku por u vendosën vetëm shtyllat,. Nga udhëheqsia e re e komunës thanë se kjo do të bëhet së shpejti, shkruan Portalb.mk.

Kanë kaluar tre muaj nga rikonstruimi i Skejtparkut i cili u la pas dore për dy vite, megjithatë ndriçimi publik ende nuk është vendosur në këtë pjesë. Janë dy shtylla të cilat tani më janë vendosur, por nuk është bërë lidhja me ndriçimin publik.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk thanë se së shpejti edhe te Skejtparku do të vendoset ndriçimi publik te shtyllat.

“Kjo do të bëhet në kuadër të menaxhimit të ndriçimit publik.” thanë nga Komuna e Tetovës.

Të pyetur për atë se kur dhe se a kanë ndonjë afat nga komuna nuk specifikuan por thanë se së shpejti do të bëhet.

Ndërkaq, në fillim të tetorit kur komuna udhëhiqej nga Teuta Arifi thanë se në atë kohë punohej në fshatrat e malësisë dhe kur të përfundonin punimet atje, do të rregullohej edhe ndriçimi te Skejtparku, por kjo nuk u bë.

Ndryshe, në mungesë të kujdesit të autoriteteve ndaj skejtparkut për një kohë të gjatëdisa aktivistë të rinj bënë pastrimin e kësaj hapësire nga mbeturinat, kositjen e barit, lyerjen e ulëseve të cilat ishin vjetërsuar si dhe rehabilitimin e përgjithshëm të tij nga vandalizmi i qytetarëve dhe nga mosmirëmbajtja institucionale. Gjatë verës gjendja e skejtparkut ishte tragjike nga mbeturinat, kullosat, degët e pemëve dhe të tjera, ndërkaq rikonstruimi I këtij të fundit u bë në fund të verës, por ndriçimi publik ene nuk është lidhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button