Danillovski: Vaksina ruan nivelin e lartë të mbrojtjes nga hospitalizimi dhe vdekja

Gjithsej 870 persona janë infektuar për herë të dytë, që është 0,4 për qind e numrit të përgjithshlm të të infektuarve deri më tani (212 375), thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik. Edhe pse përqindja e riinfeksioneve është e vogël, Meta.mk bisedoi me doktor Dragan Danillovskin për shfaqjen e riinfeksioneve si dhe efektivitetin e vaksinave, transmeton Portalb.mk.

“Çfarë do të thotë numri prej 870 qytetarëve të infektuar për herë të dytë? Kjo do të thotë se vaksinat nuk mbrojnë plotësisht nga infeksioni. Me kalimin e kohës, niveli i mbrojtjes kundër infeksionit zvogëlohet. Mirëpo, niveli i mbrojtjes nga hospitalizmi dhe vdekja qëndron relativisht lart, në nivel prej rreth 80 për qind”, thotë Danillovski.

Për dallim nga vaksinat, ata që e kanë pasur dhe zhvilluar antitrupa (pasi ka nga ata që nuk zhvillojnë) kanë mbrojtje më të gjatë, nga 6 deri në 12 muaj.

Sipas tij, doza “booster” duhet të merret në momentin optimal dhe pas përforcuesit (dozës së tretë) organizmi tashmë do të ketë mbrojtje solide, me të cilën do të mund t’ia dali mbanë në mënyrë superiore me virusin.

“Kuptohet, për më të rriturit dhe ata me sëmundje kronike mund të jetë e rrezikshme të infektohen me virusin. Do të ishte më e sigurt për ta që të bënin vaksinim periodik (sezonal) – absolutisht në mënyrë analoge si te gripi sezonal”, thotë ai.

Sipas raportit të IShP-së, javën e fundit ka një trend në rënie të numrit të të infektuarve. Javën e fundit janë infektuar 2.929 persona me kovid-19, që është për 288 më pak se në periudhën 8-14 nëntor. Më shumë të infektuar ka në Shkup. Persona të infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, kurse më të shpeshtë janë personat mbi 60 vjeç (23,3 për qind). Më pak të infektuara janë regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (3,6 për qind).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button