Në Australi kafenë e paguani me puthje

Për muajin qershor, prej orës 09:00 – 11:00 është e mundur që ta paguani kafenë… me një puthje. Nëse ideja ju tërheq duhet të fluturoni deri në Australi, duke marrë parasysh se nisma e çuditshme e marketingut është ndërmarrë nga bari në Sydney që quhet “Saint James”.

Pyetja spontane është: Kë duhet të puthësh? Kamerierët? Pronarin? Sigurisht që jo…

Nëse paraqiteni çift te lokali mund të shkëmbeni puthje para kamerierëve, sigurisht pa bërë me hile dhe ja ku keni mbaruar punë me llogarinë. Bari ka menduar ta promovojë nismën me një spot publicitar në faqen e vet në “YouTube”, duke u bërë kështu në pak kohë shumë i famshëm. Videoja tregon rrugët e Sydneyt dhe kafenenë “St.James” në orët e para të mëngjesit, me njerëz që shijojnë kafenë e tyre, transmeton TCH.

Kamerieri duke çuar dy kafe ekspres te tavolina e një çifti u thotë: “Nëse doni të kurseni faturën mund të jepni një puthje të vërtetë, sepse nëse mashtroni unë e dalloj. Jam specialist”. Pas një momenti stepjeje çifte të tjetra nisin të puthen, disa edhe me pasion madje. Dhe banakieri shumë i kënaqur bërtet: “Kafe falas për të gjithë”! Kështu nisi kjo iniciativë që ka nxitur kureshtjen e shumë personave.

Parulla e lokalit është: “Në barin Saint James nuk duam para, vetëm puthjet tuaja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button