fbpx

Disa nga ndryshimet që mund të ndodhin në futboll

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit, IFAB po merr në konsideratë zgjatjen e pushimit mes ndeshjeve nga 15 në 25 minuta. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave institucioni që miraton ndryshimet në rregulloren e futbollit po studion seriozisht këtë ide revolucionare, raporton SS.

Propozimi synon zgjatjen e pushimit mes pjesëve në 25 minuta, në mënyrë që gjatë kësaj kohe në stadium të ketë kohë për një spektakël tjetër, pak a shumë si në Super Bowl, ku fusha ndizet nga performancat e artistëve të ndryshëm.

Diskutimi pritet të bëhet në mbledhjen e ardhshme të IFAB, pasi plani është që gjatë pushimit mes pjesëve, tifozët në stadium të shohin një tjetër spektakël dhe në këtë mënyrë të rritet interesi për të shkuar në tribuna.

Më herët është bërë një propozim i ngjashëm, për zgjatjen nga 15 në 20 minuta të pushimit mes pjesëve, por IFAB e hodhi poshtë, megjithatë nuk dihet nëse tani janë pjekur kushtet për një ndryshim kaq të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button