fbpx

Qeveria e re gjermane mbështetet integrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

Tri partitë e mëdha gjermane që pritet të formojnë qeverinë e re kanë nënshkruar sot një marrëveshje për koalicion, pjesë e të cilës ishte mbështetja për integrimin në BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton EN.

Marrëveshja propozon hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave me Kosovën si edhe vazhdimin e negociatave për Malin e Zi dhe Serbinë.

“Ne mbështesim integrimin evropian të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë prizëm, nënkuptojmë të gjithë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e Kopenhagënit”, – shkruhet në dokumenti.

Sipas marrëveshjes, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe fuqizimit të shoqërisë civile.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga BE ishte gjithashtu pjesë e programit të cilit qeveria gjermane do t’i ofrojë mbështetje, si edhe përpjekjet për të ruajtur një paqe afatgjatë në Bosnje Hercegovinë të bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe vendosjen e urave lidhëse mes diferencave etnike.

Sot, Social-Demokratët, Liberalët dhe Partia e Gjelbër gjermane prezantuan marrëveshjen për koalicion. Kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë lideri i Social-Demokratëve, Olaf Scholz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button