fbpx

RMV, nuk parashihet përgjegjësi penale për kompanitë transportuese që bëjnë delikte në komunikacion

Familjet e 16 pasagjerëve të vdekur, si dhe të atyre që e mbijetuan aksidentin e rëndë rrugor në Llaskarcë, në shkurt të vitit 2019, derisa kanë ngelur dhe invalidë, pothuajse tre vite presin që Gjykata Penale e Shkupit ta sjell drejtësinë. Deri në fund të vitit, nuk ka gjasa teorike që të përfundojë ky proces i stërzgjatur gjyqësor, për të cilin ka kuriozitet e që hetimin e ndërlikuar dhe ekspertizat, prokuroria i ka mbaruar brenda afërsisht tre muajsh, shkruan SDK.

Në këtë lëndë, interesante është që i akuzuar është pronari i transportuesit me autobusë “Durmo Turs”, autobusi i të cilit për shkak të parregullsisë teknike u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë më 13 shkurt 2019, por jo edhe “Durmo Turs” si person juridik. Prandaj, që në ditën e nesërme pas aksidentit, autobusët e “Durmo turs” qarkullonin nëpër shtet dhe vazhdojnë të transportojnë edhe sot, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Kështu është, për shkak se në Kodin Penal, në pjesën e delikteve në komunikacionin rrugor nuk parashihet përgjegjësi për personat juridikë. Ashtu siç nuk jep përgjegjësi kompania “Durmo turs”, nuk do të mund të jep përgjegjësi as “Besa trans”, nëse eventualisht zbulohen parregullsi në menaxhimin e kompanisë së transportit, për shkak se përgjegjësi penale për firmat për delikte në komunikacionin rrugor nuk ka.

Prandaj nuk kishte përgjegjësi as për aksidentet me anije, ndërsa nuk do të kishte as kundër aviokompanive, në rast se, mos e bëftë Zoti,  këtu do të ndodhte edhe aksident me aeroplan.

Përgjegjësi është paraparë vetëm për persona fizikë, siç është shembulli i pronarit të akuzuar të “Durmo turs”, Durmish Beluli për tragjedinë në fshatin Llaskarcë.

Gjykimi për rastin “Llaskarcë” filloi në shtator 2019, deri tani janë mbajtur mbi 100 seanca gjyqësore dhe nuk mund të zhbllokohet. Procesin gjyqësor e mban gjyqtarja Dijana Gruevska, gjyqtare e dytë është Aleksandra Risteska.

Gjykimi për rastin "Durmo Turs" (Aksidentin e autobusit në Llasarcë)
Gjykimi për rastin “Durmo Turs” (Aksidentin e autobusit në Llasarcë)

Ky proces gjyqësor, më saktësisht, mangësitë në të, juristët e vlerësojnë si shembull nga i cili mund të nxirren konkluzione “si nuk duhet” të mbahet gjykim dhe të shërbejë si shkas për reforma gjyqësore.

Ekspertët çuditen se do të futet vepër penale e pasaktësuar për sjellje pa konsideratë në komunikacion, ndërsa anashkalohet ndëshkimi i personave juridikë, prandaj thonë që sikur se nuk është përgjigjur “Durmo turs” për parregullsinë e autobusit që u rrokullis, nuk do të përgjigjet as “Besa trans” në rast të fajit të tillë.

Që kur filloi procesi për “Llaskarcë”, gjyqtarja Gruevska lejonte të ketë kundërshtime të shumta nga mbrojtja dhe nga të akuzuarit. Avokatëve të të pandehurve u lejohej të kundërshtojnë me qindra herë dhe secili avokat të flet pafund kur e merr mikrofonin dhe i jepet fjala.

Kjo është taktikë shumë e përdorur në Gjykatën Themelore Penale me të cilën gjyqtarët kanë mundësuar për shembull që rastet më të mëdha korruptive nga koha e regjimit të Nikolla Gruevskit dhe kreut të atëhershëm të VMRO-DPMNE të kthehen në fillim, nga e para e disa prej tyre të vjetrohen.

Kot ishin edhe caktimet e nga 4 sesione gjyqësore në muaj, “Llaskarca” groposej në labirintet procedurale me lejen e gjyqit, përkatësisht të dy gjyqtareve. Pastaj filloi vala e madhe e pandemisë me koronën dhe gjykimi u ngadalësua edhe më shumë. Kishte të infektuar të disave që ishin të përfshirë në procedurë, një avokat vdiq.

Gjithnjë kur të shkonte keq, menjëherë bllokohet me plotësim dhe pranim të çdo kërkese të palës mbrojtëse. Më e reja është kërkesa për superekspertizë të provave, që gjykata e ka pranuar. Thjeshtë, pa arsyetim.

Me gjithë ato ekspertiza, të gjitha të prezantuara në gjyq, mbetet konkluzioni se dyshojnë në ekspertizat e tyre paraprake, që janë bërë për t’u hedhur poshtë ato të prokurorit Darko Jakimovski, e tani kërkojnë superekspertizë dhe këtë gjyqi sërish ua pranon për ta zvarritur edhe më tej gjykimin për aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhi në territorin tonë.

Familjarët e të vdekurve dhe të lënduarve janë të mllefosur dhe haptas thonë që dyshojnë në anim të gjyqit kah një pjese e prokurorëve, veçanërisht të atyre që janë të afërm siç thonë, me BDI-në që është në pushtet.

Në këtë proces të gjatë, i pandehur është edhe shoferi i autobusit Manuel Trifunovski, udhëheqësi i flotës së autobusëve të “Durmo turs” Remzi Miftari dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik në Gostivar (Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski) si bashkëpjesëmarrës në falsifikimin e të dhënave për rregullsinë e gjendjes teknike të autobusit që u rrokullis.

Beluli, personi përgjegjës për transport në firmën Miftari dhe shoferi i autobusit Manuel Trifunovski ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacionin rrugor, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, për bashkëpjesëmarrje në këtë vepër.

“Durmo turs” vet i ka kryer kontrollet teknike të autobusëve, në stacionin e vet për kontroll teknik.

LEXO: Kanë kaluar 2 vite nga aksidenti tragjik në Llaskarcë, ende nuk ka aktgjykim për rastin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button