Nxënësit e ShF “Ismail Qemali” zhvilluan marsh për nderë të shokëve që humbën jetën në aksidentin e djeshëm në Bullgari

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” nga Komuna e Çairit sot marshuan në Shkup për nder të shokëve të tyre që humbën jetën në aksidentin e djeshëm me autobus në Bullgari, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, në aksidentin e djeshëm të autobusit me targa të Maqedonisë së Veriut humbën jetë 45 persona, në mesin e të cilëve ishin edhe 5 nxënës të kësaj shkolle dhe 7 të tjerë u lënduan. Autobus ishte aksidentuar dhe më pas ishte djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arritën telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button