Në Brazil, 60 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar

Nuk është e vërtetë që në Brazil është vaksinuar vetëm një pjesë e vogël e popullatës. Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë në faqen e internetit “Ourworldindata.org”, ku mund të shihet se në Brazil është vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë, pra janë administruar gjithsej 297.960.460 doza të vaksinave. 60% e popullsisë në këtë vend është plotësisht e vaksinuar dhe 76% kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19, shkruan Vërtetmatësi.

Postim në Facebook dezinformon publikun se në Brazil janë vaksinuar shumë pak njerëz kundër Kovid-19. Kjo nuk është e vërtetë.

Postimi shpërndan një video nga një plazh në Brazil ku janë të pranishëm shumë njerëz dhe thotë:

Kjo është në Brazil, ku janë vaksinuar shumë pak njerëz. Shihni gjë njerëz që “bien si miza” sepse nuk e kanë marrë vaksinën?

Nuk është e vërtetë që në Brazil janë vaksinuar shumë pak njerëz, siç sugjerohet në postim, dhe kjo mund të vërtetohet shumë lehtë në uebfaqen „Ourworldindata.org“.

Nëse e vizitoni këtë uebfaqe dhe kërkoni të dhëna për vaksinimin në Brazil do shihni se në këtë vend me dy doza është vaksinuar 60 përqind e popullatës, ndërsa 76 përqind kanë pranuar dozën e parë të vaksinave kundër Kovid-19. Kjo do të thotë se në Brazil është vaksinuar më shumë se 50 përqind e popullatë, gjegjësisht janë administruar gjithsej 297.960.460 doza të vaksinave.

Fushata për vaksinimin masovik në Brazil vazhdon ende, ndërkohë që ajo ka filluar në 17 janar të vitit 2021, kur në vend kishte 210 mijë raste të vdekjes. Instituti Butantan i importoi 6 milionë dozat e para të CoronaVac në bashkëpunim me kompaninë kineze Sinovac Biotech.

Në Brazil në dispozicion janë vaksinat Pfizer, Sputnik V, Johnson & Johnson, Astra Zeneka, Covishield, Sinofarm dhe Sinovac.

Siç shkroi pak kohë më parë (14.11.2021) „New York Times“, Brazili, dikur një vatër e pandemive, tani i ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara në vaksinimin e plotë të popullatës së tij kundër koronavirusit, me më shumë se 60 përqind të popullsisë braziliane të imunizuar plotësisht. Shkalla e plotë e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara është 59 përqind.

Kjo arritje bie ndesh me mënyrën se si Presidenti Jair Balsonaro u përball me një pandemi për të cilën fliste me përbuzje e që ai vetë refuzoi të vaksinohej. Kjo pasqyron gjithashtu nivelin e besimit të publikut në një sistem të fortë të kujdesit shëndetësor me një histori të reagimit të shpejtë ndaj krizave të tilla, shkruan „New York Times“.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se postimi që po recenzojmë përhap dezinformata dhe e vlerësojmë si të pavërtetë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button