Stefkovski: Komuna e Gazi Babës do të dhurojë mjete financiare për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot, ka i ka dorëzuar kërkesë kryetares së Këshillit të Komunës së Gazi Babës për mbajtjen e seancës së Këshillit të Komunës, në të cilën kryetari Stefkovski propozon Vendimin për ndarjen e ndihmës financiare familjeve të viktimave në aksidentin e trafikut në Republikën e Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Në këto momente të vështira zie në Republikën e Maqedonisë, solidariteti dhe humanizmi duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë ne. Për këtë qëllim sot në mëngjes i kam dorëzuar kërkesë kryetares së Këshillit të Komunës së Gazi Babës, Diana Ilievska, për mbajtjen e seancës së Këshillit, në të cilën propozoj vendimin për ndarjen e ndihmës financiare familjeve të viktimave të aksidentit të trafikut në Republikën e Bullgarisë”, shkroi Stefkovski në rrjetin social Facebook.

Me këtë, siç shtoi ai, komuna Gazi Babës do t’i bashkohet aksionit humanitar të organizuar nga Kryqi i Kuq për ofrimin e ndihmës financiare për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button