Federata e Maqedonisë së Veriut ka anuluar ndeshjet e Kupës në futboll për shkak tragjedisë

Ndeshjet në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut nuk do të luhen nesër për shkak tragjedisë që ndodhi në Bullgari me autobusin e mbushur me udhëtarët nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon familjen e futbollit dhe klubet që pas aksidentit tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku në autobusin nga vendi jonë humbën jetën shumë bashkëqytetarë tanë, ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë të planifikuara për 24 nëntor 2021 shtyhen për tu luajtur me 01 dhjetor 2021 me fillim nga ora 13:00”, sqarojnë nga Federata.

Federata ndaj familjeve të viktimave ka shpreh ngushëllime, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.

Ndryshe, në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të përballet Shkëndija kundër Strugës Trim&Lum, ku në një ndeshje do të përcaktohet ekipi që do të kualifikohet në gjysmëfinale. Ndeshjet tjera: Makedonija Gj.P. – Shkupi, Sileksi – Bregallnica dhe Pelisteri – Vardari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button