BFI-ja mbajti mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me tragjedinë, këto janë vendimet

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur sot mbledhje në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari, ku viktima ishin udhëtarët e një agjencie turistike nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Pas shqyrtimit të situatës së krijuar, Rijaseti i BFI në RMV në këtë mbledhje vendosi që të gjitha shërbimet fetare për ceremoninë e varrimit do ti mbart Bashkësia Fetare Islame e cila do të jetë përkrah familjeve të viktimave gjatë tërë kohës”, deklarojnë nga BFI-ja.

Rijaseti i BFI-së i ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, si dhe sqaroi që është në kontakt të vazhdueshëm me Bashkësinë Islame në Bullgari.

“Poashtu, Rijaseti i BFI apelon tek të gjithë nëpunësit fetarë që ditën e Xhuma, më 26.11.2021, në të gjitha xhamitë e vendit të bëhet lutje për merhumët, ndërsa Medreseja Isa Beu atë ditë, me të gjitha paralelet e saj do të lexojë hatme për shpirtrat e të ndjerëve”, deklarojnë nga BFI-ja.

Ndryshe, 45 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë lënduar pasi një autobus me targa të RMV-së është aksidentuar dhe më pas është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button