Qeveria në këtë seancë nuk i shqyrtoi rekomandimet kundër virusit korona në Maqedoninë e Veriut

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në lidhje me përforcimin e masave kundër virusit korona, nuk do të shqyrtohen sot në seancë, por janë shtyrë për seancën e radhës, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se masat që janë në lidhje me vaksinën kundër Kovid-19, propozime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse, janë shtyrë për seancën e radhës të Qeverisë”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, të hënën në mëngjes në seancën e Shtabit të Përgjithshëm për koordinim të krizave propozoi masat e reja kufizuese të rekomanduara javën e kaluar nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Shtabi i krizës nuk ka arritur në asnjë konkluzion dhe masat pritej të diskutohen të martën në seancën e qeverisë. Ato i referohen vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe testimit të detyrueshëm për punonjësit në sektorin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button