Për shkak tragjedisë, është anuluar debati online “Sa mediat i përmbushin nevojat për informim të të rinjve?”

Debati online “Sa i përmbushin mediat nevojat për informim të të rinjtë”, i cili parashihej të mbahet të mërkurën, është anuluar pas tragjedisë së aksidentit të autobusit në Bullgari, në të cilin humbën jetën 46 persona, transmeton Portalb.mk.

Organizatorët e debatit, gjegjësisht Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Lajme të besueshme për rini të aftë”, financuar nga Ambasada britanike në Shkup, do të informojnë plotësisht se kur do të mbahet i njëjti.

Në debat pritet të marrin pjesë përfaqësues të servisit publik RTVM, “Portalb.mk“, agjencisë së lajmeve “Meta.mk”,  Radio MOF, si dhe përfaqësues të Këshillit nacional rinor i Maqedonisë (KNRM) dhe Kuvendit studentor Universitar të UKM-së. Ata do të flasin për zakonet informative të të rinjve dhe do të ngrenë pyetjen nëse mediat ofrojnë përmbajtje që mund të mbajnë vëmendjen e të rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button