Atanasova: Janë të gabuara supozimet që traseja rrugore e autostradës “Struma” ka shkaktuar aksidentin

Të gjitha supozimet që thonë se, se traseja rrugore dhe rrugët janë shkaku i aksidentit në autostradën e Strumës janë thellësisht të gabuara”, tha Desislava Atanasova nga GERB në lidhje me aksidentin tragjik, shkruan BTV, transmeton Portalb.mk.

Në emër të partisë ajo bëri thirrje për hetim transparent të ngjarjes tragjike. GERB bëri thirrje gjithashtu për dorëheqjen e ministrave të Transportit, Zhvillimit Rajonal dhe të Punëve të Brendshme.

Sipas Aleksandër Ivanovit, i cili foli në konferencë për shtyp, bëhet fjalë për një pjesë rrugore të autostradës Struma, e cila u projektua dhe u ndërtua midis 2002 dhe 2004, kur Asen Gagauzov i BSP-së ishte Ministër i Zhvillimit Rajonal.

“Normat janë përditësuar para dy vitesh, dmth. seksioni është projektuar dhe e ndërtuar në tipin sovjetik, tani autostrada nuk do të ndërtohej në atë mënyrë”. theksoi Ivanov.

“Duhet të sigurojmë një hetim transparent, të jemi të përgjegjshëm, është koha për përulësi”, është kategorik Atanasova.

Ndryshe, 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button