Gjendje stabile në Tetovë, asnjë i hospitalizuar nga Covid-19

Situata me Covid-19 në Tetovë për momentin është në gjendje stabile. Në spitalin e Tetovës aktualisht nuk ka pacient të hospitalizuar me Covid-19, transmeton Portalb.mk.

Në Spitalin e Tetovës gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 32 kontrolle, doktoresha Miranda Pajaziti nga Covid Qendra tha se situata në Tetovë është stabile.

Miranda Pajaziti, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Miranda Pajaziti, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Situata me Covid-19 në Tetovë është stabile, nuk kemi pacientë të shtruar, numri i vizitave ambulatore varion nga 30-40 pacientë çdo ditë, por fatmirësisht nuk kemi pranime. Qytetaret duhet te vazhdojnë me respektimin e masave anti-covid,si dhe të vaksinohen! Vetëm me imunizimin kolektiv do të mund të parandalojmë përhapjen e virusit, si dhe për të parandaluar infektimin me llojin e ri të Covid Delta plus, i cili fatmirësisht ende nuk është aktiv në vendin tonë.” tha Miranda Pajaziti.

Dje në Tetovë u regjistruan 14 raste të reja me Covid-19 ndërkaq numri i përgjithshëm i personave aktiv me Covid-19 në Tetovë për momentin është 156.

Ndryshe, sipas informative të ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 212.375, numri i të shëruarve është 196.636, numri i të vdekurve është 7.449 dhe numri i rasteve aktive është 8.290.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button