MPJ e Maqedonisë ka hapur linjë telefonike ku qytetarët e shqetësuar apo familjarët mund të drejtohen për këshilla

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në këtë ministri funksionon Shtabi i Krizës në lidhje me fatkeqësinë e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën shumë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshilla shtesë, transmeton Portalb.mk.

“Njëherazi, ju informojmë se dy punonjës tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshillë shtesë në numrin e telefonit 075 273 732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ndryshe, 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button