Zaev – Radev: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria së bashku ndjejnë dhimbje për viktimat e aksidentit të autobusit

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë bashkë në pikëllimin për viktimat e aksidentit të rëndë të trafikut në autostradën “Struma” në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia, thanë nga takimi i sotëm në Sofje kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev, njofton BGNES, transmeton Portalb.mk

Bullgaria ka ndërmarrë veprime në kohë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit të autobusit, identifikimin e të vdekurve, ndihmë dhe trajtim për viktimat dhe pret mbështetje nga institucionet maqedonase, të cilave është e gatshme t’iu sigurojë të gjitha informacionet për rastin, thuhet në njoftimin e kabinetit e Radevit pas takimit.

Siç njofton BGNES, në takim Radev i shprehu ngushëllime Zaevit për viktimat e aksidentit me autobus, ndërsa kryeministri i Maqedonisë, kreut të shtetit bullgar i shprehu ngushëllime për nëntë viktimat e zjarrit të djeshëm në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button